Osmani: Synojmë përfshirjen e Kosovës në platformat digjitale botërore
Gjatë qendrimit në SHBA, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar lidershipin e Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe përfaqësues të Google dhe Amazon, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin ekonomik, investimet strategjike dhe zhvillimi digjital.
Në një postim në Facebook, presidentja Osmani ka theksuar se synimi i Kosovës është përfshierja e plotë në platformat e mëdha digjitale botërore.
“Diskutuam për perspektivën ekonomike të vendit tonë dhe rëndësinë strategjike të bashkëpunimit të vazhdueshëm. Synimi ynë është përfshirja e plotë dhe e saktë Kosovës në platformat më të mëdha digjitale globale, për të fuqizuar sektorin privat në vend, për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve digjitale për qytetarët dhe për të avancuar më tej marrëdhëniet tona bilaterale”, ka shkruar mes tjerash Osmani, raporton rtk.