‘Lautaro e meriton ‘Topin e Artë’
Ish-sulmuesi i Interit, Edin Dzeko mendon se ylli i skuadrës ‘Nerazure’ Lautaro Martinez e meriton ‘Topin e Artë’.
Dzeko, i cili tani po bën karrierë tek Fenerbahce, në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’, ka thënë se argjentinasi e meriton çmimin e lojtarit më të mirë në botë.
“Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, edhe sot dëgjohemi. Pas lamtumirës sime ai u bë golashënuesi më i mire. E vërteta është se lojtarët e fortë në fushë e kuptojnë njëri-tjetrin menjëherë. Dhe për të dy, ishte shumë e lehtë të kuptonin njëri-tjetrin”, ka theksuar ai.
“Ishte vendimtar për titullin në Serinë A, vendimtar për Kupën e Amerikës, është e drejtë që është ndër kandidatët”, ka pohuar Dzeko.