Scholz: Gjermania duhet të sigurojë që lufta në Ukrainë të mos përhapet në NATO
Është përgjegjësi e Gjermanisë të sigurojë që një luftë midis Rusisë dhe Ukrainës të mos kthehet në një luftë midis Rusisë dhe NATO-s deklaroi kancelari gjerman Olaf Scholz, duke përsëritur “nein”-in (jo në gjermanisht – shën. i përkth.) e tij për dërgimin e armëve me rreze të gjatë veprimi në Kiev.
“Unë nuk mendoj se ky është një dorëzim i duhur dhe kështu do të mbetet”, theksoi Scholz pas një samiti të Bashkimit Evropian në Bruksel.
Scholz hodhi poshtë pikat kryesore të “planit të fitores” të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky nga frika e përshkallëzimit të ardhshëm.
Zelensky prezantoi “planin e tij të fitores” në takim dhe i kërkoi Scholz, përsëri, t’i dërgonte atij raketa balistike ”Taurus”.
Udhëheqësi ukrainas beson se një arsenal i raketave parandaluese mund ta detyrojë Rusinë të negociojë paqen.
Scholz gjithashtu qëndroi kundër një ftese të shpejtë për Ukrainën për t’u bashkuar me NATO-n, siç përshkruhet në planin e Zelensky.
Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë gjithashtu hyrjen e përshpejtuar të Ukrainës në NATO.
Kancelari iu referua rezolutave të samitit më të fundit të NATO-s në Uashington, i cili i ofron Ukrainës një garanci të përgjithshme se ajo nuk mund të ndalet më në rrugën e saj drejt aleancës së mbrojtjes, por tha se të gjithë aleatët duhet të bien dakord që të përmbushen kushtet e NATO-s për një ftesë.
Këto përfshijnë reforma në fushat e demokracisë, ekonomisë dhe sektorit të sigurisë. /atsh/