100 për qind Kurti s’do të jetë kryeministër

100 për qind Kurti s’do të jetë kryeministër

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur për vijat e kuqe që mund t’i ketë partia e tij ndaj Vetëvendosjes.

Krasniqi ka thënë se vija të kuqe PDK-ja nuk ka pasur në 10 apo 15 vjetët e fundit, por ka shtuar se politikisht dallon shumë me Vetëvendosjen.

“Ne nuk shohim rrugë me Vetëvendosjen. Nuk shoh vullnet”, ka thënë kryetari i PDK-së teksa ka shtuar se vijat e kuqe në të kaluarën i kanë fshirë të gjitha partitë.

“Ne kemi dallime enorme, edhe për të kaluarën si e shohim të kaluarën, por edhe se si e shohim të ardhmen”, ka thënë Krasniqi.

“Albin Kurti nuk mund të jetë kryeministri i ardhshëm dhe nuk duhet me qenë kryeministri i ardhshëm dhe jam 100 për qind i bindur se ai më nuk do të jetë kryeministër.

Share This