Pamje ekskluzive kur Amir Rrahmani refuzon të shkojë të Dardanët për t’i përshëndetur dhe përplasja me Lul Berishën (VIDEO)

Pamje ekskluzive kur Amir Rrahmani refuzon të shkojë të Dardanët për t’i përshëndetur dhe përplasja me Lul Berishën (VIDEO)

Kosova të martën shënoi një fitore spektakolare në stadiumin “Fadil Vokrri” kur e mposhti Qipron me rezultat 3:0.

Atmosfera në stadium ishte fantastike ku 13 mijë tifozë për 90 minuta mbështetën lojtarët duke i motivuar drejt suksesit.

Megjithatë ajo që ndodhi në përfundim të ndeshjes ishte e çuditshme.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani në një video ekskluzive të siguruar nga Ballkani.info, shihet duke refuzuar të përshëndetet me tifozët dardanët pas përfundimit të ndeshjes, dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi të një numër tifozësh.

Është dashur të ndërhyje trajneri Franco Foda, i cili shtyu lojtarët të shkojnë tek tifozët.

Se pse ndodhi kjo nuk dihet, por Rrahmani është parë shumë nervoz edhe gjatë zëvendësimit kur ishte duke shkuar drejtë bankinës.

Share This