Kapiteni i Dardanëve në formacionin më të mirë të LK

Kapiteni i Dardanëve në formacionin më të mirë të LK

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është përfshirë në formacionin më të mirë të Ligës së Kombeve.

Mbrojtësi i Dardanëve bëri paraqitje mbresëlënëse në fitoren ndaj Qipros.

Kosova mundi Qipron (3-0), të martën mbrëma në ‘Fadil Vokrri’, ndeshe kjo e luajtur në kuadër të Ligës së Kombeve.

Rrahmani, i cili shënoi golin e parë ndaj qipriotëve, është përzgjedhur në formacionin më të mirë të kësaj ligë nga UEFA.

Futbollisti kosovar i Napolit është vlerësuar me notën 8.4.

Share This