Sylvinho: Krenar që jam trajner i Shqipërisë
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren ndaj Gjeorgjisë.
Kuqezinjtë me golin e Asllanit mundën në udhëtim Gjeorgjinë (0-1), të hënën mbrëma në kuadër të Ligës së Kombeve.
“Ishte një ndeshje shumë e mirë. Nuk dua të merrem me individë të veçantë, i gjithë grupi ka bërë shumë mirë, ishte i motivuar. Kemi bërë shumë mirë dhe kjo ka rëndësi”, ka thënë Sylvinho pas ndeshjes.
“Jam krenar që jam trajner i kësaj skuadre. Të qëndrojmë me këmbë në tokë, nga nesër do të nisim përgatitjet për sfidat e nëntorit, shpresojmë ti bashkohemi festës shqiptare në muajin nëntor. Tani duhet të punojmë për ndeshjet e nëntorit. Një mesazh për të gjithë, të qëndrojmë me këmbë në tokë. Këtu mund të ndodhë gjithçka, çdokush mund të mposhtë këdo në shtëpi apo jashtë”, ka theksuar strategu brazilian.