Samiti i Berlinit, Sholz: Ballkani Perëndimor e bën më të plotë BE-në

Samiti i Berlinit, Sholz: Ballkani Perëndimor e bën më të plotë BE-në

“Bashkimi Evropian është i kompletuar vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë të tij” ishte mesazhi që kancelari gjerman Olaf Sholz (Scholz) dha para liderëve të rajonit në Samitin e Procesit të Berlinit.

Teksa procesi i Berlinit shënon 10 vite që nga krijimi i tij nga ish kancelarja Angela Merkel, Sholz e cilësoi këtë proces si angazhimin më të mirë rajonal që do të përshpejtojë integrimin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Procesi i Berlinit është instrumenti më i mirë jo vetëm për bashkëpunimin rajonal, por edhe për përshpejtimin e integrimit evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Për ta thënë thjesht, dhe besoj se flas në emër të të gjithëve të mbledhur sot këtu, Bashkimi Evropian është i kompletuar vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë të tij” tha kancelari gjerman. /atsh

Share This