Uragani Milton hyn në Florida! Mbi 2.4 mln shtëpi pa energji, tornado shkatërruese dhe përmbytje

Uragani Milton hyn në Florida! Mbi 2.4 mln shtëpi pa energji, tornado shkatërruese dhe përmbytje

Më shumë se 2.4 milionë shtëpi e biznese kanë mbetur pa energji elektrike në të gjithë Floridën pasi uragani Milton mbërriti në tokë pranë Siesta Key, si një stuhi e rrezikshme e kategorisë 3 përpara se të dobësohej në një kategori 2.

Ky është uragani i pestë që bie në tokë në SHBA këtë vit.

Shërbimi Kombëtar i Motit beëri me dije se  shpejtësia maksimale e qëndrueshme e erës së stuhisë ishte 90 mph (145 km/h) rreth orëve të para të mëngjedsit të kësaj të enjte, ndërsa kaloi në lindje të Lakeland, Florida, në rrugën e saj përtej gadishullit qendror.

Shpejtësia e madhe e erës nuk janë të vetmet rreziqe të shkaktuara nga uraganet. Uragani Milton shkaktoi disa tornado shkatërruese që sollën tragjedi në komunitetet e Floridës pasditen e së mërkurës.

Një tornado përfshiu një komunitet pensionistësh në shtëpi të lëvizshme në kontenë St. Lucie në bregun lindor të Floridës, duke shkaktuar disa viktima.

“Ne nuk do të hyjmë në numrin e tyre, por mund t’ju them se më shumë se një person që ka humbur jetën,” tha Sherifi i Qarkut St. Lucie Keith Pearson.

Rreth 200 njerëz nga agjencitë shtetërore dhe lokale po kërkojnë për njerëzit e bllokuar në komunitetin e pensionistëve. Ai shtoi se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit po përballen me erëra dhe shi me shpejtësi 50 mph, teksa kërkojnë për personat që mund të kenë mbetur të bllokuar.

Share This