Mirlind Daku rigjen golin në Rusi

Mirlind Daku rigjen golin në Rusi

Sulmuesi kosovar i Rubin Kazan, Mirlind Daku vazhdon me formën e mirë në elitën e futbollit në Rusi.

Reprezentuesi i Shqipërisë, ka shënuar gol në fitoren e Rubin Kazan ndaj Akhmat Groznyi (2-0).

Kështu sulmuesi kuqezi e ka festuar në mënyrën më të mirë të mundshme rikthimin në Kombëtare, pasi përfundoi dënimin e dhënë nga UEFA.

Sulmuesi kosovar është në listën e të ftuarve të Sylvinhos për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, me Çekinë dhe Gjeorgjinë.

Share This