Abdixhiku në Malishevë: Me udhëheqjen e duhur do krijojmë kushte për të mbajtur familjet tona të bashkuara

Abdixhiku në Malishevë: Me udhëheqjen e duhur do krijojmë kushte për të mbajtur familjet tona të bashkuara

Kryetari i LDK-së të premten ka vizituar fshatrat Astrazup dhe Ngucat të Malishevës.

Ai ka thënë se brengat e qytetarëve janë çmimet e larta, mungesa e gjërave bazike dhe energjisë elektrike.

“Sonte, vizitat në familje i vazhdova në fshatrat Astrazup dhe Ngucat në Malishevë. U mirëprita ngrohtësisht nga shumë familjarë në këto dy fshatra. Brengat e tyre na prekin të gjithëve. Përballja me çmime, mungesa e gjërave bazike – madje dhe vet rrymës – e historitë e të rinjve që largohen nga Kosova ishin krejt të zakonshme”, ka shkruar Abdixhiku në një postim në Facebook.

“Ky nuk duhet të jetë realiteti ynë sot. Me udhëheqjen e duhur, ne mund të krijojmë vende pune, të përmirësojmë arsimin dhe të ofrojmë paga të dinjitetshme për të mbajtur familjet tona të bashkuara. Prandaj, le ta ndërtojmë një Kosovë të jetueshme për qytetarët tanë! Një Kosovë që merret me brengat e tyre në secilin hap!”

Share This