Një i vdekur nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”
Një person ka mbetur i vdekur nga një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova” drejtimi Suharekë – Duhël (kilometri i 39-të) të premten pasdite, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Në aksident, sipas Policisë, kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një kamion.
“Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor, një person është pa shenja jete. Njësitet policore janë duke u marrë me aksidentin”, thuhet në njoftim.
Policia ka apeluar te pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes në këto kushte atmosferike me të reshura.