Pas vërshimeve në Bosnje, Kosova nuk ka rrezik konfirmon IHMK
Pas përmbysjeve në Bosnje – Hercegovinë të cilat rezultuan edhe me viktima në njerëz, Kosova nuk rrezikohet nga një situatë e njëjtë sikurse fqinji i saj.
RTKlive ka kontaktuar Besim Aliun nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës i cili ka konfirmuar një gjë të tillë.
Ai ka thënë se sipas vëzhgimeve satelitore, mund të ketë rreshje lokale me intensitet mesatar por që nuk do të çojnë vendin në përmbysje.