Osmani nga Franca: Kosova mban vulën e mërgatës sonë të çmuar
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar mërgatën tonë në Francë.
Në njoftimin e presidencës është thënë se Osmani është shprehur që shteti i Kosovës mban vulën e mërgatës sonë të çmuar.
“Në fjalën e saj, presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për angazhimin e pakursyer të tyre ndaj Republikës sonë, duke thënë se shteti i Kosovës mban edhe vulën e mërgatës sonë të çmuar”, ka njoftuar presidenca e Kosovës.