Rriten turistët polakë në Shqipëri

Rriten turistët polakë në Shqipëri

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka njoftuar për rritjen e turistëve polakë që kanë vizituar Shqipërinë.

Ai ka ndarë një fotografi në platformën X nga takimi me Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Poloni, Pawel Michalak.

“Me kënaqësi ndaj sot një lajm të madh me Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Poloni, Pawel Michalak, për numrin në rritje të turistëve polakë që vizitojnë Shqipërinë”, ka shkruar ai në X.

Begaj ka thënë se Shqipëria po vazhdon të tërheqë më shumë vizitorë me bukurinë natyrore dhe mikpritjen e ngrohtë, raporton rtk.

Share This