FSK: Në gatishmëri të plotë për ndihmë pas vërshimeve

FSK: Në gatishmëri të plotë për ndihmë pas vërshimeve

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ka ngritur nivelin e gatishmërisë së njësive të saj pas reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjes së disa vendbanimeve në vend.

Sipas njoftimit, FSK, pas situatës së krijuar nga reshjet e dendura të shiut dhe përmbytja e disa vendbanimeve, ka ngritur nivelin e gatishmërisë së njësive të saj për t’u dalë në ndihmë Autoriteteve Civile në menaxhimin e situatës, raporton rtk.

FSK ka bërë të ditur se, me urdhër të Komandantit të FSK-së, ekipet në gatishmëri kanë intervenuar në shpëtimin e jetëve, bazuar në kërkesat e pranuara nga Qendra e Situatave e Republikës së Kosovës.

“Njësitë e FSK-së mbesin në gatishmëri të plotë për të ofruar mbështetje për Autoritetet Civile me kapacitetet e Mbështetjes Ushtarake”, theksohet në njoftim.

Share This