Tahiri- Muratit: Dil informona mbi strukturën e këtyre kursimeve, kush kurseu dhe sa u kursye?
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, duke komentuar deklaratën e ministrit Hekuran Murati, ka thënë se shifra e kursimit prej 1.5 miliardësh është një mashtrim klasik.
Tahiri pyet ministrin Murati:
“Si është e mundur që në një vend me papunësi të lartë, paga mesatare të ulët, dhe ku shumica e familjeve kanë të papunë, çdo muaj të gjenerohet një potencial financiar për investime dhe kursime, që është pothuajse sa një pagë mesatare? Ky është një mashtrim klasik”, ka thënë Tahiri.