Tel Aviv: Kemi vrarë dy liderë të tjerë në Liban
Izraeli shënjestroi këtë të dielë dhjetëra objektiva të grupit militanit Hezbollah në Liban me sulme të vazhdueshme që sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare kanë lënë të vrarë të paktën 8 persona.
Tel Avivi zyrtar deklaroi se kanë vrarë kete te diele dy figura te tjere të lartë të Hezbollah. I pari ësht ështe Nabil Qaouk i cili ishte komandant i Njësisë së Sigurisë Parandaluese të grupit militant Libanez. Qaouk shihej gjithashtu si pasuesi i Hasan Nasrallah, Liderit të Hezbollah i cili pasi qëndroi për 3 dekada në krye të këtij grupi mbeti I vrarë në sulmet Izraelite të së premtes në Bejrut.
Anetari tjeter I Hezbollah i cili ka mbetur i vrarë është Ali Karki, komandanti I frontit jugor të grupit militant libanez.
Bombarimet Izraelit po vijojnë në lagjen Dahieh në Liban, kjo lagje njihet si vendi ku është vendosur Shtabi kryesor I Hezbollah.
Ministri Libanez per Informacionin deklaroi kete te diele se kabineti qeverises po vijon perpjekjet per nje armepushim te mundshem me Izraelin. Nga ana tjeter zyrtare i larte te Shteteve te Bashkuara thone per CNN se ekziston nje mundesi qe Izraeli te nis nje inkursion tokesor te kufizuar ne Jug te Libanit.
Kryeministri i Libanit deklaroi se mbi 1 milione qytetare jane zhvendosur nga shtepite e tyre per shkak te luftimeve intensive. ndersa agjencite e ndihmave kane paralajmeruar per nje krize te madhe humanitare.
Që prej përshkallëzimit të tensioneve mes Izraelit dhe Grupit militant Libanez Hezbollah javën e shkuar vlerësohet se mbi 1000 qytetarë kanë mbetur të vrarë në Liban si pasojë e bombardimeve intensive të kryera nga Forcat e Mbrojtjes Izraelite.