Hovenieri nga konferenca në Kroacia flet për mbështetjen e ShBA-së për Kosovën
Ambasadori i ShBA-së në Kosovës, Jeffrey Hovenier ka marrë pjesë në konferencën rajonale me shefat e misioneve, të mbajtur në Zagreb.
Ai përmes një shkrimi në “X” është shprehur se në këtë konferencë është folur edhe për mbështetjen e ShBA-së, për siç është thënë mbështetjen për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike.
“Diskutime të dobishme me miqtë dhe kolegët dy ditët e fundit në konferencën rajonale të shefave të misioneve, duke koordinuar përpjekjet e ShBA-së në mbështetje të paqes dhe sigurisë në rajon, duke përfshirë mbështetjen për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike”, ka shkruar Hovenieri.