“Coldplay” grupi britanik më i dëgjuar i shekullit të XXI
“Coldplay” janë cilësuar si grupi britanik më i dëgjuar i shekullit XXI – nga kompania e licensimit të muzikës PPL.
“Rock-erët e Pop-it londinez – të përbërë nga solisti Chris Martin, Guy Berryman, Jonny Buckland dhe Will Champion – u transmetuan 40,000 herë më shumë në radio dhe TV në Britaninë e Madhe sesa Rock-erët klasikë “Queen”, të cilët u renditën në vendin e dytë”, sipas kompanisë.
Kënga më e dëgjuar e “Coldplay” ishte hiti numër një i vitit 2008 “Viva La Vida” – e pasuar nga hitet e tjera të tyre si “Paradise”, “Clocks”, “Something Just Like This” dhe “Adventure Of A Lifetime”.
Që nga publikimi i albumit të tyre debutues numër një – me shitje rekord – “Parachutes” në vitin 2000, grupi ka pasur gjithsej nëntë albume rekord të renditura në krye.
“Ky vend ka prodhuar disa nga grupet më ikonike dhe më të suksesshme të të gjitha kohërave, kështu që dokumentimi i tyre është një mënyrë e përsosur për të shënuar Ditën Kombëtare të Albumit të këtij viti”, tha shefi ekzekutiv i PPL, Peter Leathem.
Përfshirë grupe të 60 viteve të fundit, kjo listë është një kujtesë e forcës dhe thellësisë së muzikës britanike gjatë dekadave. “Coldplay” kryesojnë në vendin e parë – pak artistë mund të pretendojnë se kanë pasur një prani të tillë në radio dhe TV e Britanisë së Madhe që nga viti 2000.
Në vendin e tretë në listë renditet grupi i djemve “Take That”, ndërsa grupi i vajzave “Little Mix” pasuan në vendin e katërt dhe “The Beatles” u renditën në vendin e pestë.
Lista e grupeve britanike më të dëgjuara në shekullin e XXI si më poshtë:
1. Coldplay
2. Queen
3. Take That
4. Little Mix
5. The Beatles
6. Oasis
7. The Bee Gees
8. The Stereophonics
9. The Eurythmics
10. The Rolling Stones
11. Clean Bandit
12. Duran Duran
13. Sugababes
14. The Police
15. Simply Red
16. Snow Patrol
17. Electric Light Orchestra
18. Keane
19. Wham!
20. Texas