Kurti e takon kryeministrin grek në New York: Raportet tona kanë shënuar rritje
Kryeministri Albin Kurti është takuar në New York me Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Kurti ka deklaruar se lidhjet diplomatike me Greqinë kanë shënuar një rritje.
Me Mitsotakis, Kurti ka thënë se ka folur për zhvillimet në rajon dhe domosdoshmërinë dhe perspektivën e tij për integrime evropiane dhe euroatlantike.
“Takimi i mirë me kryeministrin grek sot. Diskutuam mënyrat për forcimin e lidhjeve diplomatike dhe ekonomike, të cilat kanë shënuar një rritje pozitive dhe të ndjeshme në tre vitet e gjysmë të fundit, veçanërisht duke u intensifikuar pas liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës në janar të këtij viti. Gjithashtu folëm për zhvillimet në rajonin tonë dhe domosdoshmërinë dhe perspektivën e tij për integrime evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Kurti.