Kaos me Botërorin e ri të Klubeve
Situata është shumë e paqartë në lidhje me Kupën e Botës për Klube. Kompeticioni i ri i FIFA-s, që nuk zëvendëson formatin e vjetër me shtatë skuadra, i cili do të quhet Kupa Ndërkontinentale, është gati të fillojë.
Në këtë kompeticion që do të zhvillohet në muajin qershor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të marrin pjesë 32 skuadra që do të ndahen në tetë grupe me katër skuadra dhe më pas vazhdohet në fazën e eliminimit direkt. Për momentin mungojnë ende dy skuadra për të përfunduar shortin, pikërisht fituesi i Copa Libertadores (ose një tjetër për renditjen) dhe ajo e vendit pritës.
Por ajo që është shqetësuese është mungesa e vëmendjes që duket se ekziston rreth turneut. Jo vetëm që nuk ka ende një mbulim televiziv për ngjarjen, por mbi të gjitha nuk ka stadiume ku mund të luhet. Për më tepër, ka gjithashtu një front shumë të gjerë, nga lojtarët që do të ishin të gatshëm të padisnin FIFA-n për shumë ndeshjet që do të luanin në një sezon e deri te trajnerët siç bëri Carlo Ancelotti për shembull, i cili kritikoi ashpër Kupën e Botës për Klube qershorin e kaluar.