Inteligjenca e informon Trumpin që Irani po synon ta vrasë
Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është informuar nga Inteligjenca amerikane që Irani po synon ta vrasë.
Atij i është thënë që ekizston qëllimi për ta eliminuar në mënyrë që “të destabilizohet dhe të mbillet kaossi në Shtetet e Bashkuara”.
Inteligjenca nuk i ka elaboruar këto pohime, dhe nuk ka qenë menjëherë e qartë nëse kërcënimet janë ato për të cilat ishte raportuar më parë apo nëse janë të reja, sipas BBC-së.
Qeveria iraniane nuk është përgjigjur, por Teherani më parë i ka mohuar këto akuza.
Vetë Trumpi kishte shkruar në X që ekziston rreziku që Irani ta vrasë atë.
“Janë bërë tashmë lëvizje nga Irani e të cilat nuk kanë kryer punë, por ata do të provojnë prapë”.