Studimi gjen se ka një shkallë të lartë mosbesimi mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë

Studimi gjen se ka një shkallë të lartë mosbesimi mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë

Tensionet politike në lidhje me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, moskuptimi i pozitës specifike dhe nevojave të komunitetit serb nga ana e shumicës shqiptare, si dhe niveli i lartë i nacionalizmit, janë disa nga faktorët që thellojnë ndasitë ndëretnike në Kosovë, shkruan REL.

Këto janë gjetjet kryesore të Studimit mbi gjendjen e marrëdhënieve etnike në Kosovë – Indeksi i Besimit, të cilin e ka realizuar Qendra Barabar. Kjo qendër është themeluar nga organizatat joqeveritare Integra nga Prishtina dhe Qendra për Aksion Shoqëror Afirmativ nga Mitrovica e Veriut me qëllim të promovimit të një Kosove multietnike dhe shumëgjuhësore, dialogut, tolerancës dhe ndërtimit të besimit.

Hulumtimet për studimin lidhur me gjendjen e marrëdhënieve etnike janë kryer nga fundi i marsit deri në mesin e prillit të vitit 2024, ku kanë marrë pjesë 500 të anketuar, nga të cilët 302 ishin shqiptarë dhe 192 serbë.

Rreth 57 të anketuar nga komuniteti serb dhe rreth 52 nga komuniteti shqiptar mendojnë se shqiptarët dhe serbët e Kosovës kurrë nuk do të mund t’i besojnë më njëri-tjetrit, ndërsa mbi 69 për qind e të anketuarve nga komuniteti serb dhe mbi 64 për qind nga ai shqiptar, vlerësojnë se është e rëndësishme të arrihet pajtimi, në mënyrë që gjeneratat e ardhshme të jetojnë më mirë.

midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë kryesisht zhvillohet “prapa perdeve” për shkak të retorikës së përdorur nga politikanët. Në përfundimin e Studimit mbi gjendjen e marrëdhënieve etnike në Kosovë, thuhet se të anketuarit nga të dyja komunitetet kanë shfaqur skepticizëm ndaj marrëdhënieve të ndërsjella, por njëkohësisht kanë treguar edhe një farë optimizmi dhe interesimi për përmirësimin e tyre.

Share This