Grenelli, krahu i djathtë i Trumpit në fushatën presidenciale në ShBA
Shteti i Pensilvanisë është një nga shtetet kryesore që e përcaktojnë fituesin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ambasadori Richard Grenell ka publikuar disa fotografi gjatë një aktiviteti në shtetin e Pensilvanisë, ku bashkë me kandidatin republikan, Donald Trump, kanë diskutuar për rolin e Kinës në ekonomi.
Grenell shihet në anën e djathtë të ish-presidentit Trump.
Në platformën “X”, ai ka treguar për aktivitetin zgjedhor në shtetin e Pensilvanisë dhe ka shkruar se “Trump sheh kërcënimet kundër Amerikës – si ushtarakisht ashtu edhe ekonomikisht”.