
Tërhiqet shorti për renditjen e partive politike
KQZ ka bërë tërheqjen e shortit për numrat që partitë politike do t’i kenë në zgjedhjet e 7 qershorit.
LDK në zgjedhje do të jetë me numrin 113.
Në listën e LDK’së do të jetë edhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është kandidate për presidente e kësaj partie, derisa Lumir Abdixhiku kandidat për kryeministër.
Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë numrin 116, njejtë sikurse në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në këto zgjedhje LVV hyn si koalicion bashkë me partinë GUXO dhe Alternativën.
Ndërkaq, Partia Demokratike do të garojë me numrin 113, kurse, AAK me numrin 128-të.

