Tahiri i PDK-së: Po lutemi të mos na shtohen dhe rriten sanksionet, kur të vjen Hamza i heq ato
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, duke folur nga Kuvendi i Kosovës, ka thënë se janë duke u lutur që vendit të mos i shtohen sanksionet, referuar masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian të vendosura në qershor të vitit të kaluara dhe të mbajtura ende në fuqi.
“Ne lutemi që këto sanksione të mos rriten”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se “kurrë s’e kemi menduar që Kurti e mbyll mandatin me vendi në sanksione”.
“Vetëm lutemi që këto të mos shtohen deri në 9 shkurt kur të vjen (Bedri) Hamza kryeministër”.
“Qe një vit vazhdojmë të jemi të izoluar dhe nën sanksione, ndërsa Serbia s’e ka marrë asnjë ndëshkim të vetëm për Banjskën. Shuma mometare që nuk ka arritur të implementohet kalon mbi 300 milionë euro, fondet para anëtarësimit, fondet WB6… Fatkeqësisht dëmet vazhdojnë të jenë të mëdha, ndërsa vendi vazhdon nën sanksione, Serbia amnistohet”, ka thënë Tahiri.