Erdogan-Rama: Zhvillojmë më tej marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat

Erdogan-Rama: Zhvillojmë më tej marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat

Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një takim në New York, me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, me të cilin diskutoi mbi lidhjet dypalëshe si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Takimi me dyer të mbyllura u zhvillua në Turkevi (Shtëpia Turke), qendra diplomatike turke në New York, në kuadër të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (UNGA).

Sipas agjencisë zyrtare turke të lajmeve Anadolu Agency (AA), Presidenti Erdoğan ka deklaruar se përpjekjet do të vazhdojnë për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat.

Presidenti turk ka theksuar se “masakrat” e kryera nga Izraeli në territoret palestineze, veçanërisht në Gaza, dëmtojnë paqen rajonale dhe globale.

Ai deklaroi se “shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar tani duhet të ndalen dhe se Izraeli do të detyrohet të ndalojë nëse të gjitha shtetet e botës veprojnë së bashku në një mënyrë të orientuar drejt paqes”. /atsh/

Share This