Sa moment i bukur, Pacolli takon dy policë shqiptarë në Nju Jork
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se ka takuar sot dy policë shqiptarë në Nju Jork.
“Ishte një kënaqësi dhe krenari e veçantë të shihja që në rrugët e New Yorkut ndalet një makinë e policisë që patrullonte nëpër Park Avenue dhe nga makina dalin dy policë duke më thirrur në emër e duke më përshëndetur me një ngrohtësi patriotike. Njëri ishte nga Deçani e tjetri nga Shkodra. Sa moment i bukur!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.