S’ka gola në kryederbin italian
Derbi italian mes Juventusit dhe Napolit është mbyllur pa gola.
Juventinët dhe ‘napolitanët’ u përballen të shtunën në kuadër të javës së pestë të Serie A.
Dueli mes këtyre dy skuadrave të mëdha italiane, ka dhënë një lojë mjaft të mirë, anipse kjo sfidë nuk prodhoi asnjë gol.
Torinezët kishin iniciativë në terren, e kërkuan më shumë golin, megjithatë, Napoli i Amir Rrahmanit assesi nuk u thye.
Kapiteni i Kombëtares sonë, bëri paraqitje mjaft të mirë duke qenë disa herë vendimtare në mbrojtjen e skuadrës së Antonio Conte-s.
Pas këtij barazimi, Juve ka nëntë pikë në vendin e katërt, dy me pak se lideri i tabelës, Torino, kurse, Napoli zë vendin e tretë me 10 pikë.