Kërcënimet e Vuçiqit “nuk na bëjnë shumë përshtypje”, thotë Konjufca
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “po tenton t’i ruajë ato që më nuk i ka”, tha Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një prononcim para gazetarëve referuar konferencës së fundit të presidentit serb ku shpalli disa të ashtuquajtura “masa” dhe kërkesa.
“Vuçiqi po tenton mi rujt ato që nuk i ka më edhe faktikisht po kërcënon Republikën e Kosovës përmes konferencës për shtyp, mirëpo ky është një kërcënim i cili me thënë të drejtën nuk është se na bënë shumë përshtypje, ne nuk frikësohemi, shqetësohemi sepse në atë pjesë të vendit janë institucionet e Kosovës, janë institucionet e sigurisë, janë institucionet politke, janë komunat që funksionojnë edhe është shansa e humbur e qytetarëve që kanë mendime të tjera për me marr pjesë në procesin politik edhe me dashtë me qenë bashkëpjesëmarrës në procesin politik”, tha para mediave kryetari i Kuvendit, raporton ballkani.info.
“Sturkturat paralele tash gradualisht janë hequr prej Kosovës, po vazhdojnë të hiqen edhe sote kësaj dite kur po flasim, mirëpo ajo substanca e tyre do të thoja ajo është hequr, kanë mbetur disa të tjera por në vazhdimësi nuk kemi pse të ngutemi shumë është në rrugë të mbarë ky proces”, ka thënë Konjufca.