Të shtëna me armë zjarri afër fushës së golfit të Trump, ekipi i fushatës: Ai është i sigurt

Të shtëna me armë zjarri afër fushës së golfit të Trump, ekipi i fushatës: Ai është i sigurt

Donald Trump është i sigurt pas “të shtëna me armë në afërsi të tij” në Florida.

Washington Post dhe media të tjera po raportojnë se të shtënat kanë ndodhur pranë fushës së golfit të zotit Trump në Palm Beach, Florida.

New York Post raporton se dy persona kanë shkëmbyer zjarr jashtë fushës së golfit dhe të shtënat me armë nuk kishin në shënjestër zotin Trump.

“Presidenti Trump është i sigurt pas të shtënat me armë zjarri në afërsi të tij. Nuk ka detaje të tjera për momentin”, thuhet në deklaratë.

Deklarata u bë të dielën nga ekipi i tij i fushatës, duke mos dhënë detaje të mëtejshme.

Lajmi vjen afërsisht dy muaj (13 korrik) pasi kandidati republikan për president u qëllua gjatë një atentati në një tubim në Pensilvani. Drejtori i komunikimit të fushatës, Steven Cheung thotë se “Trump ishte i sigurt”.

Shtëpia e Bardhë deklaroi se ndjehet “e lehtësuar kur e di se” Donald Trump është i sigurt, pasi të shtënat janë dëgjuar pranë fushës së tij të golfit në Florida.

“Presidenti dhe Zëvendës Presidenti janë informuar për incidentin e sigurisë në kursin ndërkombëtar të golfit Trump, ku ish-presidenti Trump ishte duke luajtur golf”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

“Ata janë të lehtësuar kur e dinë se ai është i sigurt. Ata do të mbahen të përditësuar rregullisht nga ekipi i tyre.” /RTSH/

Share This