FFK e finalizon edhe një fushë tjetër futbolli

FFK e finalizon edhe një fushë tjetër futbolli

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) e ka finalizuar me kohë rekord një tjetër fushë futbolli.

Kryetari i FFK-së Agim Ademi ka njoftuar se KF Rahoveci tani do ta ketë fushën e re, e cila do t’i plotësojë të gjitha kushtet për zhvillimin e aktiviteteve të futbollit.

“Një tjetër fushë futbolli finalizohet në kohë rekord

Tani KF Rahoveci do ta ketë fushën e re, e cila i plotëson të gjitha kushtet për zhvillimin e aktiviteteve të futbollit

Kjo fushë u ofron lojtarëve dhe të rinjve të kësaj treve një ambient ideal për zhvillimin e tyre sportiv

Vazhdojmë me përkushtim të plotë e të përditshëm për të përmirësuar infrastrukturën e futbollit në çdo cep të vendit, me projektin “Çdo 45 ditë, një fushë e re”, shkroi ai ndër të tjera.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Agim Ademi (@agimademi_official)

Share This