Kryeministri britanik: Rusia mund t`i japë fund luftës tani
Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se Rusia mund të përfundojë luftën menjëherë. Dekalara e tij vjen pas paralajmërimit të Vladimir Putin se Moska do t`i konsideronte raketat perëndimore që hidheshin në Rusi si një përshkallëzim serioz të luftës.
Kryeministri ndodhet në Uashington për bisedime me presidentin amerikan Joe Biden, ndërsa aleatët e Kievit diskutojnë për t’i dhënë Ukrainës lejen për të gjuajtur raketat e tyre në objektivat brenda Rusisë.
Putin i tha televizionit shtetëror rus se kjo “nuk do të thoshte asgjë tjetër përveç pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të vendeve të NATO-s – SHBA dhe vendeve evropiane – në luftën në Ukrainë”.
“Është pjesëmarrja e tyre e drejtpërdrejtë. Dhe, sigurisht, kjo ndryshon thelbësisht vetë thelbin, natyrën e konfliktit. Nëse është kështu, ne do të marrim vendimet përkatëse bazuar në kërcënimet që do të na krijohen”, tha ai.
I pyetur për përgjigjen e tij ndaj komenteve në fluturimin për në Uashington, kryeministri pati një ton të fortë në mënyrë të përsëritur duke deklaruar se Rusia e kishte filluar luftën.