“Për katër vjet të Qeversië Kurti korrupsioni kapë shumën prej 273 milionë eurove”
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Për katër vjet të Qeversië Kurti korrupsioni kapë shumën prej 273 milionë eurove.
Në një postim në Facebook, ajo ka theksuar se kryeministri Albin Kurti nuk e lufton korrupsionin, ,sipas saj, këtë nuk e ka bërë për katër vite, “kësaj kauze tanimë nuk i beson as Vjosa Osmani e lere më qytetarët e vendit”.
“Albin, sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik prej 21 marsti të vitit 2021, kur jeni bërë kryeministër me 51% të votave deri më 1 shtator të vitit 2024, vetëm në nivelin qendror janë lidhë 2,123 kontrata të negociuara (njëburimore) në vlerë prej 273 milionë euro, prej tyre 1,348 kontrata, janë kontrata për herë të parë, ndërsa 775 kontrata janë aneks-kontrata”.
” 273 milionë euro para këto të buxhetit të Kosovës kanë përfundu te ‘dostat’, pa asnjë procedurë prokurimi siç e kërkon Ligji, janë kry negociatat në katër sy. Të korruptuarit kurrë nuk e luftojnë korrupsionin, se ju duhet me luftu vetën. Unë ju bëj thirrje organeve të drejtësisë që sa më parë të merren me këto 2173 kontrata njëburimore dhe të korruptuarit ta marrin dënimin e merituar”, ka thënë Bajrami.