Rita Ora: Jam krenare për yjet e muzikës nga Kosova
Rita Ora, në një intervistë të dhënë së fundmi për ‘Time Out London‘, foli rreth karrierës, jetës personale dhe lidhjes së saj të pandërprerë me vendlindjen e saj, Kosovën.
“Prindërit e mi kanë sakrifikuar shumë për ne. Mamaja ime, e cila është psikatre, dhe babai im, një sipërmarrës në fushën e gastronomisë, duhej të mësonin një gjuhë të re dhe të rindërtonin jetën e tyre nga fillimi. Mamaja është shumë, shumë kosovare – me theksin e saj, me ushqimin. Unë gjithmonë jam rreth saj- tha Rita.
Pavarësisht suksesit të saj të madh në botë, Rita nuk e ka harruar kurrë prejardhjen e saj.
“Unë nuk e di se çfarë ka në atë ujë, por jam shumë krenare për të gjithë yjet e mrekullueshëm të pop-it që kanë dalë nga Kosova”, thotë ajo.