Liga e Kombeve, fitojnë Spanja, Kroacia dhe Portugalia
Spanja e ka shijuar fitoren e parë në këtë sezon të garave në Ligën e Kombeve.
Kampionët në fuqi të Evropës mundën në udhëtim Zvicrën, me rezultat 1-4, të dielën mbrëma, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të xhiros së dytë të kësaj ligë evropiane.
Joselu (4’), Ruiz (13’ 77’) dhe Torres (80’), shënuan për fitoren e ‘Furisë së Kuqe’, derisa golin e vetëm për skuadrën zvicerane e realizoi Amadouni (41’).
Pas kësaj fitore, Zvicra ka katër pikë në Ligën A Grupi 4, në vendin e dytë, dy me pak se Danimarka e cila sonte mundi Serbinë, kurse, Zvicra është e fundit pa pikë.
Fitoren e parë në këtë sezon të garave, e ka arritur edhe Kroacia e cila para tifozëve të saj mundi Poloninë, me rezultat 1-0, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të xhiros së dytë në Ligën A Grupi 1.
Veterani Modriç shënoi golin e fitores për kroatët të cilët tani kanë tri pikë në pozitën e dytë, tri me pak se Portugalia e cila e sonte me përmbysje mposhti Skocinë (2-1), falë një goli të Fernandes dhe një goli të asi-t portugez, Cristiano Ronaldos.