Armando Broja prezantohet te Evertoni
Tashmë edhe zyrtarisht sulmuesi shqiptar Armando Broja është pjesë e klubit të njohur anglez, Everton.
Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë iu bashkua Evertonit nga Chelsea.
Broja sot është prezantuar tek klubi i ri anglez, skuadër më të cilën synon të rigjejë formën e tij më të mirë.
Sulmuesi kuqezi u la jashtë planeve të trajnerit të Chelsea-s, Enzo Maresca, kështu që lojtari ishte i detyruar të gjejë një skuadër të re.
Broja gjatë kësaj verë kërkohej edhe nga disa klube tjera evropiane, por ai zgjodhi Evertonin.