Taulant Seferi transferohet në Superligën turke

Taulant Seferi transferohet në Superligën turke

Taulant Seferi transferohet te Bodrumspor, skuadër që militon në Superligën turke.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka firmosur kontratë të vlefshme për 3 vitet e ardhshme, teksa klubi i tij i ri shpenzoi 1.5 milionë euro për transferimin e tij.

Kujtojmë se skuadra që ka shitur kartonin e Seferit është Vorskla Poltava.

Te ukrainasit Seferi u transferua pikërisht nga Tirana për shifrën e 500 mijë eurove.

Share This