Muçi nuk ndalet, sulmuesi shqiptar shënon 2 gola në Kupën e Turqisë

Muçi nuk ndalet, sulmuesi shqiptar shënon 2 gola në Kupën e Turqisë

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Trabzonsporit dhe sot ka spikatur me dy gola të shënuar në Kupën e Turqisë.

Muçi ka shënuar golin e barazimit të përkohshëm për skuadrën e tij në pjesën e parë, në sfidën në transfertë kundër Istanbulsporit.

Ndërsa në pjesën e dytë 24-vujeçari ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, duke shënuar golin e tretë për Trabzonsporin, që fitoi takimin me rezultatin 5-1.

Muçi u zëvendësua në minutën e 66-të.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar 7 gola në kampionatin turk me Trabzonsporin, si dhe dy gola në Kupën e Turqisë, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon në karrierë.

Share This