Conte i emocionuar me fitoren e parë në krye të Napolit

Conte i emocionuar me fitoren e parë në krye të Napolit

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, është shprehur i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Bologna-s.

‘Napolitanët’ mundën Bologna-n (3-0), të dielën mbrëma duke arritur fitoren e parë në fillim të këtij sezoni në Serie A.

“Në këtë ndeshje duhej të jepnim një sinjal. Nuk kisha dyshim se këta djem do të bënin një paraqitje të mirë kundër një Bologna-s që është një ekip shumë i mirë”, ka thënë Conte pas ndeshjes.

Strategu italian thotë se është i emocionuar me fitoren e parë në krye të bankinës së Napolit.

“Ne luajtëm mirë dhe këto tre pikë janë të rëndësishme në rrugëtimin e ri. Këto janë pikët e mia të para si trajner i Napolit dhe jam shumë i emocionuar”, ka theksuar ai.

Share This