Ancelotti i lumtur me fitoren, flet edhe për Endrick  

Ancelotti i lumtur me fitoren, flet edhe për Endrick  

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se është i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Valladolid-it.

‘Los Blancos’ mundën Valladolid-in (3-0), të dielën në kuadër të javës së dytë në La Ligë.

“Është një ndjenjë e mirë, sepse kur fitojmë një ndeshje duhet të jemi të lumtur. Sidomos duke pasur parasysh vështirësitë e pjesës së parë. Pjesa e dytë ishte shumë më aktive, më shumë shpejtësi me topin”, ka thënë Ancelotti pas ndeshjes.

Strategu italian ka lavdëruar talentin brazilian Endrick, i cili shënoi golin e parë në fanellën e kampionëve në fuqi të Spanjës.

“Ai tregoi cilësitë e tij. Është një sulmues shumë i fuqishëm”, ka pohuar Ancelotti.

Share This