Xhuli Nura nervozohet pasi prania e qenushit të saj i nxori probleme me sigurimin e një qendre tregtare: Ku jemi nisur ne si popull?
Xhuli Nura ka treguar në rrjete sociale për një ngjarje që i ka ndodhur sot (e enjte) në një qendër tregtare.
Në një video në Instagram, modelja shqiptare shihet e nervozuar pasi u përplas me një roje sigurie për qenushin e saj.
Ajo bën një sqarim të plotë për të gjithë rastin, ku veç kësaj tha se u përball edhe me një familje, duke shtuar se këto gjëra nuk ndodhin nëpër vende të tjera.
Reagimi i plotë i Xhulit:
“Me sa parë mend e sugjeron një person me e lënë kafshën në makinë kur është kaq shumë nxehtë, si të duket me të lënë ty në makinë me t’i mbyll dritaret, klimën, a ngordh ti? Thashë ngordh.
Nuk jam unë budallë. Nejse.
E dyta; Nuk ka ligj për mos me i lënë, askund nëpër botë nuk është ky ligj vetëm te ju qenka. Aq të menqur jemi, për atë ne e kemi Kosovën ku e kemi.
E treta; ke një burrë me një grua dhe një fëmijë katër vjeç janë vënë re që janë nga fshati, nuk janë shumë të dalur. Nuk po dua t’i ofendoj ata njerëz që nuk janë të dalur.
Më tha, unë jam alergji mos ma afro qenin. I thashë është raca e vetme që është kundër alergjive. Do të thotë nuk ka alergji.
Tha nuk kam dëshirë me më prek, i thashë mos ju afro qenit nëse nuk do me të prek. Ku jemi nis ne me këtë popull, ku dituria bazike nuk është në nivel. Si mund të flasim për të drejtat e njeriut, kur nuk e dinë as vetë se përse ekzistojnë”.