Arrihet marrëveshja, McKennie rinovon kontratën me Juvën
Amerikani Weston McKennie raportohet se tashmë ka firmosur kontratën e re me Juventusin.
Reprezentuesi i Amerikës, ishte në listën e transferimeve, mirëpo, mirëpo, McKennie do të vazhdojë të vesh fanellën e torinezëve edhe për disa sezone.
Juve dhe amerikani kanë rinovuar kontratën të vlefshme deri në vitin 2026.
‘Zonja e Vjetër’ sipas medieve italiane, në orët në vijim do të zyrtarizojë rinovimin e kontratës me McKennie.
Kohëzgjatja e kontratës thuhet se ndryshon, por jo edhe paga. Lojtari do të vazhdojë të marrë 2.5 milionë euro neto në sezon.