Qytetarja në Pejë dërgon në polici kuletën e gjetur në rrugë

Qytetarja në Pejë dërgon në polici kuletën e gjetur në rrugë

sot në Stacionin Policor në Pejë ka shkuar një qytetare me inicialet F. H. e cila ka dërguar një kuletë që e kishte gjetur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë.

Nga policia bëjnë të ditur se në kuletë kishte të holla dhe dokumente personale, të cilat i janë jthyer qytetarit:

– 280 Euro

– 500 franga zvicerane

– dokumente personale

Policia e Kosovës falënderon qytetaren për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

Share This