TEL AVIV – Ushtria izraelite: Rreth 40 të vdekur në përleshjet në Rafah
Luftimet e ashpra në Rripin jugor të Gazës kanë rezultuar në vrasjen e dhjetëra luftëtarëve militantë palestinezë, thanë sot Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).
“Trupat e IDF-së po vazhdojnë aktivitetin operacional – të bazuar në inteligjencë, në zonën e Tel al-Sultan në Rafah”, thuhet në një deklaratë.
“Përafërsisht 40 terroristë u eliminuan në luftime të afërta dhe në sulmet e Forcave Ajrore izraelite”, sipas deklaratës.
Krahu ushtarak i organizatës islamike palestineze Hamas tha se luftëtarët e tij kishin sulmuar një tank dhe ushtarë izraelitë në një ndërtesë në zonë. Dyshohet se është sulmuar edhe një buldozer ushtarak.
Sipas ushtrisë, militantë palestinezë u vranë gjithashtu gjatë operacioneve në zona të tjera të Rripit të Gazës.
“Në Khan Younis thuhet se u shkatërruan platformat e lëshimit nga të cilat ishin hedhur raketa në drejtim të Izraelit. U siguruan gjithashtu armë të shumta”, tha ushtria izraelite. /atsh/