Bajrami: Nagipin e të korruptuarit e pushtetit i ndëshkon ligji dhe vota
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës për ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, duke thënë se atë dhe të korruptuarit e pushtetit i ndëshkon ligji dhe vota.
Bajrami ka përmendur që Qeveria Kurti ka nënshkruar 900 kontrata një burimore, që sipas saj, janë burim i korrupsionit.
“A ju kujtohet kur prej Kryeministrit e poshtë i madh e i vogël në LVV garantonin për Nagip Krasniqin, derisa buxheti i shtetit dëmtohej me mbi 3,7 milionë euro. Zotria kishte vendosur që të tregtoj energji me një kompani të palicensuar në kundërshtim me Ligjin, në kundërshtim me ZRRE-në dhe në kundërshtim me zyrën ligjore të KEK-ut”, ka shkruar ajo në Faceboo, raporton rtk.