S’ka fitues në Gjilan
Gjilani dhe Ballkani janë ndarë baras në ndeshjen e Javës së dytë të Superligës së Kosovës në futboll.
Përballja e të hënës në Gjilan ka përfunduar me rezultat 1-1.
Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e gjashtë, kur Rrahmani ka shënuar golin e avantazhit. Megjithatë, skuadra nga Suhareka e ka barazuar rezultatin vetëm një minutë më vonë me golin e Queven.
Pjesa tjetër e ndeshjes ka njohur momente me tentativa për ndryshim rezultati, por pa sukses.
Aktualisht tabela e Superligës kryesohet nga Llapi me katër pikë, ndërsa në vendin e fundit ndodhet Dukagjini.