Kosova U18 kampione e Evropianit
Kombëtarja e Kosovës në hendboll është kampione e Evropianit U18 (B), që të dielën përfundoi në Prishtinë.
Në finale Dardanët mposhtën Gjeorgjinë me rezultat 30:22.
Është ky suksesi i radhës për Federatën e Hendbollit të Kosovës.
Në Evropianin B në Prishtinë ishin shtatë ekipe kombëtare.
Për herë të parë një kombëtare e jona ka fituar ngjarje të këtij niveli evropian.