Mushkolaj: Shumë e rrezikshme thirrja e presidentes Osmanit për hetimin e mediave
Analisti Imer Mushkolaj, ka reaguar ndaj presidentes së vendit Vjosa Osmani, pasi që kjo e fundit ka kërkuar hetimin e Gazetës Nacionales pas raportimit në lidhje me vrasjen e mbrëmshme në Ferizaj.
Mushkolaj ka thënë se është shumë e rrezikshme thirrja e presidentes për hetim ndaj mediave, si dhe krahasimi i tyre me media të Serbisë.
Postimi i plotë:
Shumë e rrezikshme thirrja e presidentes për hetimin e Nacionales dhe mediave të tjera, si dhe krahasimi i tyre me media të Serbisë.
Pakënaqësitë në lidhje me raportimin presidentja duhet t’i adresojë në organizata dhe institucione përkatëse, e jo t’i sulmojë mediat dhe të bëjë thirrje që ato të hetohen.